Serie A/ Juventus me ndryshime pritet për ndeshjen e fundjavës

Sport

Pas disfatës së pësuar në Parc des Princes në javën hapëse të Champions League ndaj PSG me rezultatin 2-1, Juventusi është përqendruar totalisht në kampionat. Madje, edhe në Serie A, Zonja e Vjetër tashmë duhet të mbledhë forcat dhe të rikthehet tek fitorja, sepse 3 barazime radhazime në 5 javë kanë nisur të shqetësojnë ambientin bardhezi.

Në javën e 6-të, ekipi torinez pret të dielën në shtëpi skuadrën e Salernitanës dhe në lidhje me këtë sfidë, mediat italiane raportojnë se trajneri Massimiliano Allegri pritet të bëjë pushojë disa lojtarë dhe të aktivizojë disa të tjerë.

Në portë, mund të rikthehet Shezni, I cili ka munguar në ndeshjet e fundit si pasojë e një dëmtimi të lehtë. Ndërsa Cuadrado dhe Danilo mund të lihen pushim, për shkak të ngarkesës që kanë marrë së fundmi. Po ashtu edhe Cuadrado ka nevojë për të pushuar dhe në vend të tij mund të aktivozhet De Sciglio.

Sa I përket argjentinasit Angel Di Maria, anësori i sulmit nuk ndihet ende gati për të zbritur në fushë këtë fundjavë. Mëngjarashi do vazhdojë të punojë dhe në ambientin bardhezi shpresojnë që ai të jetë gati për sfidën e të së mërkurës mbrëma ndaj Benficas në shtëpi.

Më tej, Bonuçi pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë, në krahun e Ruganit dhe Bremer.

Në lidhje me modulin e lojës, Juventusi mund të rreshtohet ashtu sikurse u rreshtua në Francë ndaj PSG-së, 3-5-2. Në sulm, dyshja mund të përbëhet sërish nga Vlahoviç dhe Milik.

Deri përpara grumbullimit të Kombëtareve, Juventusi ka për të luajtur gjithësej 3 ndeshje, në të cilat nuk tolerohet asnjë gabim dhe fitorja është detyrë me çdo kusht. Përveç duelit ndaj Salernitanës këtë fundjavë, më pas, Zonja e Vjetër dhe luajë me Benfican në Champions dhe më pas viziton Monzan në transfertë.