Serie A, Juventus; jo vetëm Zhegrova; tek torinezët edhe Openda

Sport

Edon Zhegrova dhe Lois Openda janë përforcimet e orëve të fundit të merkatos tek Juventusi. Anësori i përfaqësues së Kosovës më në fund e ka bërë realitet transferimin nga Lille tek torinezët, me synimin për të bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Operacioni për afrimin e Zhegrovës kishte nisur ditë më parë tek Juventusi, që fillimisht duhet të shisnin një nga lojtarët anësor në organikën e ekipit. Pas arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e Nico Gonzalez tek Atletico Madrid, drejtuesit e Juventusit kanë finalizuar marrëveshjen për afrimnin e yllit të përfaqësueses së Kosovës, për një shifër që thuhet se arrin deri në 25 milionë euro.

E nëse për Zhegrovën mediat italiane kishin filluar të zbulonin disa prapaskena, nuk ka qenë kështu në rastin e Lois Openda-s. Sulmuesi e Leipzig është ylli i radhës që braktis klubin gjerman gjatë kësaj merkatoje. Duke qenë se transferimi i Randal Kolo Muani u komplikuar shumë, për shkak të qëndrimit të Vlahovic, por edhe për kërkesat e larta të Paris SG për kartonin e sulmuesit francez, tek Juventusi kanë arritur të sigurojnë firmën me profilin tjetër të pëlqyer nga ana e drejtuesve. Leipzig e pati transferuar Openda-n nga Lens në verën e vitit 2023, për 40 milionë euro. Për një shifër të ngjashme, Juventusi do e transfëroje në Torino, ku 5 milionë euro do të kalojnë për huazimin e lojtarit, dhe 35 milionë të tjera për të drejtën e blerjes, që kthehet lehtësisht në detyrim, nëse Openda do të luajë 50% të ndeshjeve të këtij sezoni.