Largimi i papritur i të gjithë drejtuesve të Juventusit ka shkaktuar një tronditje të madhe në radhët e klubit torinez. Pas dorëheqjes së Andrea Agnelli-t dhe të gjithë të të besuave të tij, John Elkann duhet të merret edhe mundësinë e largimit të Massimiliano Allegri-t. Sipas mediave italiane, tekniku i bardhezinjve është duke e menduar seriozisht paraqitjen e dorëheqjes së tij tek pronari i klubit. Në të njëjtën linjë mund të jetë edhe Federico Cherubini, një nga të paktët drejtues që ende nuk është larguar. Allegri i trembet faktit se klubi nuk do të vijojë më me projektin e nisur dhe trajneri livornez nuk kërkon të ndryshojë kurs në mes të sezonit. Përpara se të konfirmohej lajmi i largimit të Agnelli-t dhe drejtuesve të tjerë të Juventusit, Allegri ka patur një takim pikërisht me ish-presidentin tashmë. Agnelli i ka kërkuar 55-vjeçarit të qëndrojë deri në fund të sezonit si trajner e të provojë të fitojë një trofe. Situata e krijuar ka krijuar pakënaqësi të lojtarëve, edhe të atyre që gjenden më perfaqësueset respektive në botëror, pasi kërkojnë një qartësim nga ana e pronarit të klubit dhe drejtuesve të rinj. Në pritje të vendimit final rreth probleme gjyqësore të Juventusit, skuadra bardhezi do të mblidhet në bazë më 6 dhjetor, përjashtuar këtu lojtarët që do të vijojnë të jenë të angazhuar me kombetarët e tyre. Allegri deri atëherë do të përpiqet të reflektojë, për të marrë një vendim final rreth qëndrimit ose jo të tij. Elkann do të kujdeset personalisht për të zgjidhur këtë çështje, por e ardhmja e torinezëve për momentin nuk duket shumë e sigurt.