Serie-A, Interi barazohet nga Torino, Fiorentina shpërthen 6-1 ndaj Chievos

Sport

iner
Një skuadër me dy fytyra, një skuadër shumë larg nofkës “anti-juve”. Kështu ishte Interi i Luciano Spallettit të dielën ndërsa u barazua 2-2 nga Torino. Java e dytë e Serie-A-së, ishte me një detyrë konkrete për zikaltërit, rikuperimi i tre pikëve të humbura nga java e parë. Përballja në shtëpi kundër Torinos nisi mjaft mirë me një super-gol të Perisic në minutën e 7-të. Loja e minutave të para në fakt ishte tejet e shpejt dhe me një ritëm shumë të kënaqshëm. Në minutën e 32-të, De Vrij realizoi golin e dytë dhe ndeshja u duk sikur ishte e fituar. Interi vazhdoi të sulmojë dhe e mbylli pjesën e parë në kërkim të golit të radhës. Por pjesa e dytë ishte krejt ndryshe.

chievo

Torino u shfaq më i vendosur në fushë, ndërsa një super-kombinim mes Iago Falques dhe Belottit nxorri një gol të përkryer, gol që i dha zemër Torinos që të besonte më tepër. Pikërisht ky besim shpërbleu edhe me golin e barazimit, gol që erdhi rreth 10 minuta më vonë nga Meite. Me shifrat 2-2 Interi gaboi shumë raste dhe nuk mundi të rikthehej në avantazh. Përfundoi 2-2 me Spallettin që nuk i fshehu dot kritikat për të tijët, duke thënë se nga skuadra ende nuk po jepet maksimumi. Zikaltërit mbeten me 1 pikë në mes të tabelës. Ndërkohë nga java e dytë spikati përballja Fiorentina-Chievo e cila përfundoi me plot 7 gola. Skuadra e Piolit realizoi dy herë në pjesë të parë me Milenkovic dhe Gerson, ndërsa në të dytën Benassi, Chiesa dhe Simeone mbyllën llogaritë edhe pse Tomovic ngushtoi përkohësisht shifrat.