Giorgio Scalvini është një nga zbulimet e radhës së Atalantës, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga një tjetër produkt i akademisë bergamaske. 19-vjeçari ka besimin e plotë të trajnerit Gasperini, që e ka parë si titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni, ndërkohë që performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sipas asaj që zbulojnë mediat italiane, Interi po bën lëvizje konkrete në drejtim të Scalvini-t, që është kthyer në një objektiv serioz të merkatos. Duke parë që Skriniar dhe De Vrij mund të largohen në fundin e këtij sezoni, tek Interi kërkojnë të lëvizin me shpejtësi për të garantuar emrat e duhur në mbrojtje. Scalvini duket si një investim mjaft i mirë, duke marrë në konsideratë moshën e lojtarit, paraqitjet e bëra deri më tani dhe faktin që është një produkt i futbollit italian. Mes Interit dhe Atalantës ka patur kontakte në lidhje me këtë transferim, që sipas mediave, mund të ndodhë vetëm nëse bergamaskëve u ofrohen rreth 40 milionë euro. Interi është gati të bëjë një investim të tillë, por për këtë duhet të mposhtin edhe konkurencët e klubeve të tjera.
Ndërkohë zikaltërit vazhdojnë punën edhe për afrimin e Marcus Thuram. Drejutesit e klubit milanez kërkojnë me çdo kusht tranferimin e sulmuesit francez dhe ndonëse kanë një akord verbal, kanë hasur në konkurencën e fortë të Bayern Munich, që në aspektin financiar, e ka më të lehtë të plotësojë kushtet e lojtarit, apo edhe të Borussia Monchengladbach. Thuram i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe Interi kërkon ta transferojë që në janar, duke i propozuar skuadrës gjermane një ofertë fillestare prej 10 milionë eurosh.