Serie A, Inter funksionon si duhet; Udinese barazon në Salerno

Sport

Inter-i ka marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Cagliari-t, duke siguruar tre pikët e radhës brenda gjysëm ore loje. Edhe pse takimi i luajtur në Sardenjë nuk pritej të ishte i lehtë, zikaltërit morën shpejt gjërat nën kontroll, duke e mbyllur skuadrën vendase në zonën e tyre. Goli i parë i takiomin do të vinte në minutën 21, kur Dumfries mori një pasim mjaft të mirë nga Marcus Thuram. Holandezi mposhti me një diagonale portierin Raduvanovic. Cagliari u përpoq të reagonte menjëherë me anë të Nandez, por ka e kërcënuar portën e Sommer. Ndërsa në minutën  e 30, Lautaro Martinez gjeti golin që dyfishoi rezultatin e takimit e që njëkohësisht ishte edhe rrjeta e nëntë që sulmuesi argjentinas tund në po kaq ndeshje në karrierë kudnër Cagliari-t. Tani ylli i Inter-it e sheh veten në kuotën e 3 golave pas dy javëve të parë të ‘Serie A’, duke ruajtur ritmin e rivalëve si Victor Osimhen apo Olivier Giroud. Në pjesën e dytë, Cagliari do të kishte një pretendim për penallti, mirëpo si arbitri, edhe sistemi ‘VAR’ nuk i dhanë të drejtë pretendimeve të vendasve. Inter-i mund të shënonte golin e tretë me Calhanoglu, por u ndal nga shtylla, ndërkohë që Sommer ruajti të paprekur portën e tij. Skuadra e trajnerit Inzaghi fiton kështu një përballje ku shfaq cilësi dhe disiplinë, pasi të gjithë repartet në fushë funksionuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Më herët, Udinese kishte barazuar 1-1 nda Salernitana-s, me bardhezinjtë që kaluan në avantazh në minutën e 57 me anë të Lazar Samardzic, i cili pas nuk pa të kompletohej transferimi i supozuar i tij tek Inter-i, është kthyer në fushë me friulanët. Udinese po kontrollonte mirë takimin, por vendasit e Salernitana-s do të reagonin me liderin e tyre, sulmuesin Boulaye Dia, i cili shfrytëzoi asistimin e veteranit Candreva, për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.