Serie A, Inter është kthyer në skuadrën për t’u mundur në kampionat

Sport

Javë pas jave, Interi është duke u konfirmuar si skuadrar për t’u mundur në Serie a. Në javën e 12, zikaltërit mposhtën në shtëpi skuadrën e Frosinones, duke fituar me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Federico Dimarco dhe Hakan Çalhanoglou, në minutat 43 dhe 48-të.

Dimarco i Interit është bërë një nga dy mbrojtësit e vetëm në 5 ligat kryesore të Europës që ka shënuar të paktën dy gola dhe ka dhënë dy asiste në secilin prej 4 sezoneve të fundit. Mbrojtësti tjetër që e ka një statistikë të tillë është Achraf Hakimi.

Më tej, Çalhanoglou ka po ashtu një statistikë mjaft pozitive këtë sezon nga pika e bardhë. Në 10 ligat më të mira të Europës, turku është lojtari që ka realizuar më shumë nga penalltia, plot 5 herë. Në total, ai ka gjuajtur 9 penallti me Interin dhe nuk ka gabuar asnjë prej tyre.

Këtë sezon, përveçse ka sulmin më të mirë të kampionatit, me 29 gola shënua, Interi ka gjithashtu edhe mbrojtjen më të mirë të Serie A, me vetëm 6 gola të pësuar në 12 sfida.

Janë pikërisht këto statistika që e bëjnë skuadrën e Simone Inzaghit të konsiderohet si pretendentja kryesore për të triumfuar në Serie A. Teksa momentalisht kryeson renditjen me 31 pikë, nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë, në të njëjtën fazë të sezonit, në 12 javë, Interi i vjetshëm kishte 7 pikë më pak në klasifikim.