Serie A, Inter, Barella ‘i pashitshëm’; Frattesi ose Savic për mesfushën

Sport

‘Serie A’, që janë gati të vendosin objektiva të mëdhenj për sezonin e ardhshëm, duke parë ecurinë përgjatë 2022/2023-shit. Interi, tashmë si nënkampion i Europës, do të kërkojë të jetë që në fillim pjesë e luftës për titullin kampion dhe drejtuesit e klubit kanë nisur lëvizjet e para për përforcimet. Prej ditësh, Marotta është duke biseduar me Sassuolo-n për Davide Frattesi-n, që mbetet një nga profilet më të pëlqyera për trajnerin Simone Inzaghi. 23-vjeçari do të ishte si një zgjidhje me kosto të arsyeshme, në krahasim me emrin tjetër që po përflitet për mesfushën e Interit. Bëhet fjalë për Milinkovic-Savic, i cili këtë verë duket se e ka të sigurtë largimin, pasi është duke iu afruar fundin të kontratës me Lazio-n. Mirëpo zikaltërit hasin një konkurencë të fortë në përpjekjet për të firmosur me serbin, pasi edhe skuadra si Milani apo Juventusi, për të mos harruar edhe klubet nga ‘Premier League’-a, janë të gatshme të bëjnë sakrifica për shtatlartin.

Ndërkohë tek Interi po punojnë edhe në merkaton në dalje. Skriniar tashmë ka dhënë lamtumirën dhe do të bashkohet me Paris SG si lojtar me parametra zero. E ardhmja e Lukaku-t mbetet ende në dyshim, edhe pse vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milano. Marotta mendon që të afrojë në huazim nga Chelsea edhe Kalidou Koulibaly, por për momentin duket e vështirë të gjendet një marrëveshje. Sa i përket Nicolo Barella-s, për të cilin thuhet se po interesohen disa skuadra, drejtuesit e kanë bërë të qartë se mesfushori është në qendër të projektit zikaltërt, prandaj çdo ofertë që do të vijë për shërbimet e tij, do të kthehej pas.