Një nga ata që ka dalluar në këtë sezon të ‘Serie A’, në radhët e Parmës, është padyshim rumuni Dennis Man. 26-vjeçari është autor i 4 golave dhe po kaq asistimeve, teksa është lojtar që godet dhe krijon më shumë raste të rrezikshme për ekipin e trajnerit Fabio Pecchia. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe klube nga Italia e jo vetëm kanë shfaqur interes për të, edhe pse asnjëherë nuk ka patur lëvizje konkrete. Diçka të tillë duket se kërkon ta bëjë Fiorentina, që e sheh Dennis Man si elementin e duhur për të përforcuar sulmin e skuadrës së trajnerit Rafaelle Palladino. Edhe pse violët do të shqyrtojnë edhe mundësi të tjera të merkatos, duke iu trembur vlerës që Parma mund të pretendojë për lojtarin. Mediat italiane e bëjnë të sigurt kërkesën prej 15 milionë eurosh të Parmës për kartonin e sulmuesit rumun, por Fiorentina do të përpiqet ta negociojë, për të gjetur një formulë që mund t’i përshtatet të dyja klubeve.
Ndërkohë violët janë mjaft aktivë edhe në merkaton në dalje, ku pasi përshëndetjeve me Michale Kayode, i transferuar tek Brentford, dhe Christensen, që u bë pjesë e Salernitanës, në merkato janë edhe emra si Jonathan Ikone, Christian Kouame apo Birgahi.
Të gjitha këto largime mund të sjellin financa të mjaftueshme që drejtuesit të provojnë të lëvizin në merkato, ku Dennis Man mbetet një profil shumë i pëlqyer nga ana trajnerit Palladino. Ndërkohë Fiorentina ka konfirmuar edhe mbërritjet e qendërmbrojtësit Nicolas Valentini nga Boca Juniors, mesfushorit Michael Folorunsho nga Napoli dhe janë vënë në aksion për të konkretizuar edhe afrimin e Cher Ndour të Paris SG, i cili aktualisht luan i huazuar tek skuadra e Besiktas.