Napoli padyshim që ka qenë një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni, jo vetëm në Serie A, por edhe në Champions League. Të kaltërit kryesojnë tabelën e klasifikimit në kampionat me 32 pikë në 12 javë. 10 fitore dhe vetëm 2 barazime e kanë bërë Napolin që të mbetet e pamposhtur dhe me një diferencë prej 5 pikësh nga Atalanta e vendit të dytë.
Në Champions League, 5 fitore në 6 javë dhe vendi i parë në klasifikim janë një ecuri e mrekullueshme për Napolin. Personazhi që ka ndërtuar këtë skuadër interesante quhet Luçiano Spalletti.
Është absolutisht merita e trajnerit 63 vjeçar që të kaltërit po kalojnë një moment të përkryer. Si pasojë, duke u bazuar këtu në raportimin e mediave ndërkombëtare, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis po mendon që të rinovojë sa më parë kontratën me Spallettin. Marrëveshja aktuale e italianit përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por kushtet janë të kënaqshme që së shpejti kartat të rinovohem edhe për disa sezone të tjera.
Nuk caktesohet me saktësi data se kur do vijë momenti i rinovimit. Duke u nisur nga deklaratat e Spallettit kur është pyetur mbi të ardhmen e tij, ai ka thënë se për momentin është i përqendruar vetëm tek sezoni që po zhvillon skuadra e tij dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Me fjalë të tjera, presidenti dhe trajneri mund të takohen në fund të sezonit për të hedhur të zezën mbi të bardhë.
Spalletti përfiton aktualisht përfiton 2.8 mln euro në sezon dhe në rast rinovimi, nuk përjashtohet mundësia të ketë rritje të termave financiarë.