Seria A do ketë disa ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri. E reja kryesore lidhet me komunikimin mes gjyqtarit dhe VAR-it, biseda mes arbitrit kryesor dhe atij në VAR do të jetë transparente dhe do të transmetohet live në platformat televizive. E dyta, nuk do të ketë më 11 metërsha për kontakte të lehta, ose sic e quajnë italianët “rigorini”, pra “penalltitë e vogla”. E fundit dhe që pritet të ketë gjithashtu një impakt të madh është koha shtesë. Bordi ndërkombëtar i rregullores së futbollit ka rekomnduar që përpara botërorit që të rekuperohet cdo vonesë, c’ka solli që në kupën e botës të kishim edhe 15 apo më tepër minuta shtesë, Serie A ka vendosur ta ndjekë këtë rekomandim edhe pse nuk pritet që të tejkalohet, por e sigurt është që shtesat do të jenë më të zgjeruara , ku përvec zëvendësimeve dhe vonesave të ndryshme, qoft edhe për ndërhyrjen e Var-it, gjithashtu do të përllogariten edhe vonesat pas realizimit të golave. Sezonin e fundit koha efektive në Serinë A ishte mestaraisht 54 minuta, po aq sa Premier League-a e Bundesliga, teksa Liga e parë franceze e Liga spanjolle e kishin 53 minuta, me këto ndryshime pritet që koha efektive e lojës të rritet edhe më tepër, të paktën ky është objektivi i bordit ndërkombëtar që vendos rregullat e futbollit.