Inter-Milan i së dielës në “San Siro” mund të cilësohet edhe si derbi i debutuesve. Do të jerë si përherë një përballje shumë e ndjerë mes dy kluveve. Por këtë sezon, akoma më shumë për shkak të rinovimit që kanë kryer skuadrat përmes merkatos. E shumë prej tyre do ta luajnë për herë të parë një ndeshje të tillë.
Veçanërisht, formacioni që duket se ka në mendje Mancini për Interin pritet të ketë shumë fytyra të reja. Në pritje për të kuptuar nëse Miranda ka ndonjë përmirësim pas dëmtimit me Brazilin, debutimi duhet të regjistrohet për Murillo e Telles në mbrojtje, për Kondogbia e Felipe Melo në mesfushë, apo edhe për Perisiç e Jovetic në sulm. Këto janë blerjet e reja që mund ta nisin nga fillimi, megjithëse në stol ka edhe shumë lojtarë, si Montoja e Ljajiç, të cilët mund të bëjnë të tyre. Natyrisht duke synuar të debutojnë me gol si Xhorkaef në sezonin ‘96-‘97, apo Ronaldo e Simeone në 97-98.
Edhe te Milan, Mihajloviç ka ndërmend t’i japë hapësira disa debutuese. Në mbrojtje do të jetë me siguri Alessio Romanjoli, i cili e ka provuar shijen e një sfide me Interin, por vetëm në testet verore. Ndërkohë që në stol do të jenë të gatshëm do të jenë debutues të tjerë si Rodrigo Ely dhe Jose Mauri. Me dëmtimin e Bertolaccit në mesfushë, pritet që Kuçka i ardhur ditët e fundit të merkatos nga Genoa, të jetë zëvendësuesi i tij. E konfirmuar do të jetë dyshja sulmuese Luiz Adriano-Bacca, që e ka nisur më së miri kampionatin.
Ata ëndërrojnë të përsërisin atë që bëri Shevchenko në fillim të viteve 2000, kur u kthye në një makth për mbrojtjen e Interit. Por edhe Kakan e sezonit 2003-2004 dhe Ibrahimoviç në 2006-07, të cilët debutuan me gol në derbi.