SERIE A, CAPELLO VLERESON RABIOT DHE NUK SHPJEGON GOMEZ

Sport

Fabio Capello beson se këtë sezon beteja për titullin në Serie A do të zhvillohet mes Milanit dhe Napolit. Kuqezinjtë e nisën kampionatin me një humbje surprizë në shtëpi ndaj Cremoneses, por më pas kanë reaguar me tre fitore Rradhazi dhe tri porta të paprekura. Përballja e radhës është pikërisht ndaj kampionëve në fuqi të Napolit.

Ndërkohë, Antonio Conte ka ndezur lojën psikologjike, duke deklaruar se Milani ka një skuadër të ndërtuar për Champions League, ndërsa Napoli ka treguar forcë me katër fitore në katër ndeshje. Sa i përket Santiago Gimenez, Capello thotë se – “Një sulmues që krijon dy apo tre raste për ndeshje, nuk harron të shënojë. Pas golit të parë, nuk do të ndalet”.

Sa i përket afrimeve të reja, Capello vlerëson mbi të gjithë Adrien Rabiot: – “Nuk e prisja të shihja një lider kaq shpejt te Milani. Për mua është përforcimi më i rëndësishëm në luftën për titull”. Sipas ish trainerit, Milani është anti-Napoli për një arsye të qartë: nuk luan në Europë. Dhe ky, sipas tij, është një avantazh i madh për menaxhimin e energjive gjatë sezonit.