Milani ka nisur bisedimet për afrimin e mundshëm të sulmuesit Santiago Gimenez nga Feyenoord-i, por tratativat nuk do të jetë të lehtë për shkak të pretendimeve të klubit holandez për kartonin e lojtarit. Nga ana tjetër, tek Milani janë të vetdijshëm se duhet të largojnë disa emra për të krijuar hapësirat financiare dhe fizike për afrimin e Gimenez. Pas dështimit të transferimit tek Leipzig, Okafor mbetet ende në merkato dhe gati për të përfituar është skuadra e Bologna-s. Ekipi i trajnerit Vincenzo Italiano kërkon një emër cilësor për krahët e sulmit dhe Noah Okafor është një prej alternativave që po vlerësohen. Madje jo vetëm zvicerani, por tek Milani pëlqehet edhe Samuel Chukwueze, i cili po ashtu nuk ka shumë minuta tek kuqezinjtë. Klubi emilian nga ana tjetër po mendon të shfrytëzojë situatën për të bërë një afrim cilësor, me shifra që mund t’i përshtaten politikave të klubit. Por nëse për Okafor, Milani mund ta pranojë edhe formulën e huazimit, nuk është e njëjta gjër për Chukwueze-n. Për nigerianin, kuqezinjtë kërkojnë një shitje të menjëhershme të kartonit të tij, ose huazim me detyrim blerje pa kushte. Për momentin, Bologna po i vlerëson të dy profilet dhe thuhet se ka nisur kontaktet me Milanin. Gjithësesi, drejtuesit e klubit kuqeblu, Sartori e Di Vaio po shqyrtojnë edhe mundësi të tjera, në rast se Milani nuk do të tërhiqet nga pretendimet e veta. Jonathan Ikone i Fiorentinës dhe Pontus Almqvist i Parmës janë dy emra që po ashtu pëlqehen nga trajneri Italiano. I pari është nxjerrë në merkato nga klubi violë, ndërkohë që për Almqivst, Parma nuk do të heqë dorë pa u përmbushur kërkesa e drejtuesve të klubit.