Atalanata e Gian Piero Gasperinit i dha një nisje perfekte sezonit duke e fituar 4-0 sfidën e javës së parë të Serie-A-së, kundër Frosinones. Në sfidën e luajtur në Bergamo u pa një super Gomez, i aftë të shënonte dy gola dhe po ashtu të asistonte dy herë shokët e skuadrës. Gomez e nisi festën në minutën e 14-të, ku realizoi pas shërbimit të Toloit. Nga dy shqiptarët e Atalantës, në fushë ishte vetëm Gjimshiti, i cili duhet thënë se luajti për 90 minuta. Kështu qëlloi të ishte pankinë ndeshja e parë e kampionatit për Etrit Berishën. Tre golat e radhës Atalanta i realizoi në pjesën e dytë. Formacioni i Gasperinit u shpërblye fillë në minutën e 48-të kur Hateboer realizoi golin e 2-0.
Pas këtij goli Zapata u hodh në fushë, për t’i dhënë freski skuadrës, dhe në të 61-ën, erdhi dhe goli i radhës. Ishte sërish Gomes ai që shërbeu edhe Pasalicin dhe praktikisht ndeshja kishte marrë fund për Frosinonen. Por në minutën e 92-të, si për ta mbyllur një mbrëmje fantastike, Gomes realizoi të dytin personal dhe rrumbullakosjen 4-0. Pas ndeshjes Gasperini e cilësoi argjentinasin si Ronaldon e Atalanantës dhe më se të domosdoshëm për projektin e bergamaskëve. Kështu pas kësaj sfide, Atalanta merr kreun e kampionatit falë golavarazhit më të mirë mes 7 skuadrave që korrën fitore nga java e parë.