Sergio Ramos vendos rekorde të reja

Sport

Spanja siguroi një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Suedisë me rezultatin e pastër 3-0, por ky triumf ishte i veçantë për Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid shënoi fitoren numër 122 me fanellën e Spanjës, duke tejkaluar në këtë aspekt të gjithë emrat e mëdhenj që kanë qenë pjesë e ‘La Roja’-s. Ramos ishte protagonist në këtë takim pasi arriti të shënoi sërish me 11-metërsh. Ky ishte goli i 20 i qendërmbrojtësit me kombëtaren spanjolle, shifër që në kombëtare e ëndërrojnë edhe shumë sulmuesë. Por rekordet e Sergio Ramos nuk mbarojnë me kaq. 33-vjeçari ka arritur të shënojë në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të kombëtares së tij dhe e dërgoi në 11 numrin e penalltive të shndërruar në gol prej tij, në po kaq të ekzekutuara.

Ramos tregoi sërish se mund të sillet jo vetëm si lider i skuadrës, por edhe si goleador i vërtetë. Me 20 gola me fanellën e ‘La Roja’-s, Ramos arriti të barazojë një prej sulmuesve që kanë mbetur në histori tek kombëtarja spanjolle, si Telmo Zarra. Ndërsa në renditjen e përgjithshme të golashënuesve të Spanjës, Ramos renditen në vendin e 11. Vetëm një mbrojtës ka bërë më mirë se kapiteni i Realit tek ‘La Roja’, Passarella, që ka dy gola më shumë. Pra objektivi i radhës për Sergio Ramos do të jetë kalimi i Passarellas si mbrojtës-golashënues me kombëtaret, çfarë gjithashtu do ta rendiste edhe mes 10 goleadorëve më të mirë të historisë së ‘La Roja’-s.