Sergio Ramos, mbrojtës i Paris SG:

Sport

“Viti i shkuar ka qenë pak i vështirë për mua, jo vetëm për përshtatjen, por edhe për shkak të problemeve fizike. Tani ndihem mirë. Ndihem pjesë e skuadrës dhe kam një dëshirë të madhe për të ndihmuar ekipin të fitojë. E kam harruar sezonin e shkuar dhe jam shumë i lumtur që tani kam mundësinë të jap më të mirën time. Juventusi ka një skuadër kompetitive dhe një histori të rëndësishme. Ne dëshirojmë ta mbyllim në krye të grupit dhe në një kompeticion si ky, çdo objektiv kërkon shumë punë dhe përballje të forta të cilat duhet të kalosh. E tillë është edhe kjo me Juventusin. Marrëdhënia ime me Messi-n? E di që shumë njerëz kanë qenë kurioz rreth kësaj, por ne jemi të dy profesionistë dhe kemi të njëjtin objektiv: të fitojmë me fanellën e Paris SG. Kemi eksperiencën e duhur për t’u kuptuar në fushë e lojës dhe gëzojmë një marrëdhënie shumë të mirë, si brenda, edhe jashtë fushe.”