SERGIO CONCEICAO, TRAJNERI I PORTOS:

Sport

“Atletico Madrid mbetet një skuadër e madhe. Pavarësisht momentit që po kalojnë, mendoj se në fund, ata do të kenë kompletuar një sezon pozitiv. Gjëja që ka më shumë rëndësi për ne në këtë moment, është të jemi të motivuar në maksimum. Për secilin prej lojtarëve tanë, çdo moment është i rëndësishëm, përfshirë edhe këtë ndeshje të sotme. Për këtë arsye do të zbresim në fushën e lojës vetëm me synimin për të arritur tek fitorja, pasi në këtë mënyrë do të kishim një mundësi për t’u kualifikuar të parët në grup. Dëshira, agresiviteti dhe vendosmëria për të dhënë maksimumin duhet të jetë gjithmonë aty, sepse në të kundërt do të jetë shumë e vështirë për të arritur drejt objektivit tonë. Çdo moment që kalojnë është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit. Simeone? Ai ka ndërtuar një skuadër të madhe, me lojtarë, të cilët luajnë prej shumë sezonesh së bashku. Atletico është një një klub që mbetet kompetitiv në çdo kompeticion deri në fund të sezonit.”