Sergio Conceiçao kërkon përqëndrim maksimal në sfidën e Portos ndaj Schalke 04

Sport

sergio conesi
“Jemi të shqetësuar për disa pika të forta të Schalkes, por njësoj siç kanë bërë edhe ata, ne gjithashtu u kemi gjetur 2 apo 3 pika të dobëta. Është një grup i ngjashëm me atë të sezonit të kaluar, ku të gjithë mendonin se skuadra e Monaco-s ishte favorite, por ata përfunduan vetëm në vendin e fundit. Mendoj së është një grup vërtet i rrezikshëm në këtë pikë. E nisim me një ndeshje mjaft të vështirë, por që në fund shpresoj se do të rezultojë të jetë pozitive për ne. Gjatë ndeshjeve, trajneri i Schalke-s e ndryshon disa herë formacionin, por dinamika e tyre mbetet e njëjtë. Ata luajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kanë dy sulmues mjaft të mirë. Ne i dimë këto e duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të mësojmë nga eksperiencat e kaluara dhe të dimë si të marrim më të mirën nga vetja në situata të ndryshmë që mund të hasim gjatë një sfide si kjo. Do të shfrytëzojmë më së miri mundësitë që do të na jepen dhe të pengojmë lojën e tyre, e cila është vërtet dinamike. Unë mendoj se Casillas ka të drejtë kur flet për historinë. Ne jemi vazhdimisht pjesë e kompeticionit dhe kjo nuk është rastësi. Por të gjitha këto nuk i ulin vlerat e Schalke-s. Ata dinë të luajnë në një nivel të lartë dhe janë pjesë e një prej kampionateve më të konkurues në botë. Nesër do të përpiqen të na e bëjnë sa më të vështirë të jetë e mundur. Grupi ynë i lojtarëve është i balancuar dhe solid, ndaj besoj tek një rezultat pozitiv për ne.”