Serena Williams është rikthyer të luajë në nivele të larta, teksa e mbylli turneun britanik të “Wimbledon 2018” si finaliste. Mirëpo nga ajo paraqitje mbresëlënëse e 36-vjeçares, është folur për dyshime për përdorim të substancave të ndaluara. Në një postim në rrjetet sociale, Serena zbulon se është bërë një kontroll i befasishëm nga anti-dopingu, dhe mes gjithë tenistëve, vetëm ajo është testuar. Sipas Williams, që prej datës kur është rikthyer në tenisin aktiv, ajo ka qenë sportistja që i është nënshtruar më shumë kontrollove të dopingut.
Për këtë arsye, amerikania është shprehur se ndihet disi e diskriminuar nga kjo sjellje që bëhet ndaj saj. Pikërisht fjala diskriminim ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale pro dhe kundër legjendës së tenisit për femra. Kështu, në një postim tjetër, ajo shton se gjithësesi do të bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për një sport të pastër. Që pas dënimit që Sharapova mori kohë më parë për shkak të përdorimit të një substance, shumë kanë shtuar hijet e dyshimit edhe tek Serena Williams, duke e akuzuar se u shmangej testeve anti-doping për shkak të diskutimeve dhe paragjykimeve të bëra ndaj saj në atë periudhë.