Federata e Futbollit e Serisë nuk është dorëzuar dhe ende po shpreson se mund ta bllokojë pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA, gjë që pritet të ndodhë javën e ardhshme në Kongresin që do të mbahet në Budapest (3 maj).
Mediumet serbe të premten kanë raportuar se zyrtarët e Federatës serbe tashmë disa ditë gjenden në Nyon të Zvicrës, ku është selia e UEFA-s, ku po kërkojnë përkrahje nga Theodore Theodoridis, që është ushtrues detyre i kryetarit të UEFA-s, shkruan sot Koha Ditore.
Mos e humbni
E thonë mediat serbe: UEFA ndryshon statutin për pranimin e Kosovës
Gjithashtu është bërë e ditur se Federata serbe ka përgatitur një strategji të ngjashme me atë të bllokimit të pranimit të Kosovës në UNESCO.
Mbetet të shihet sa të suksesshëm do të jenë në tentimet e tyre serbët. /Telegrafi/