Sep Blatter zbarkon në Rusi: Ky, Botërori im!

Sport

sep

Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, i skualifikuar 6 vjet për korrupsion, ka bërë udhëtimin e parë që prej 2015-s jashtë Zvicrës, duke zbarkuar në Moskë, për të ndjekur Botërorin e futbollit. Dhe menjëherë, njeriu që udhëhoqi qeverinë e futbollit për 17 vjet, nuk ka vonuar të deklarojë se “Ky është edhe Botërori i tij”, duke ditur që ishte vendimtar në caktimin e Rusisë si vend organizator. Ishte i pranishëm në ndeshjes mes Portugalisë dhe Marokut në stadiumin Luzhniki, teksa mësohet se është ftuar nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin. Zëdhënësi i FIFA, Alois Hug, shpjegoi se prania në një ndeshje nuk përbën shkelje të skualifikimit.

sep putin

E shumë do të varet nga qendrimi që do të mbajë ish-numri 1 i organizmit më të lartë të futbollit botëror. Ndërsa vetë Blatter u shpreh se me Infantinon ka raporte të mira, prandaj nuk duhet të ketë asnjë problem për praninë e tij nëpër ndeshjet e kësaj Kupe të Botës. Darkova me zotin Putin e duhet të falënderojmë Rusinë dhe kreun e saj politik për organizimin model të këtij Botërori. Ndihem vërtet i lumtur që gjendem këtu”. Pas Portugali-Marok, Blater do të ndjekë edhe Brazil-Kosta-Rika të së premtes, për t’u kthyer më pas në Zyrih, aty ku ka zgjedhur të jetojë këtë periudhë pezullimi. Ndërkohë që ka zgjedhur edhe se për cilën skuadër do të bëjë tifo, përtej Zvicrës së tij. Eshtë Rusia, shtet që sipas tij është organizator perfekt dhe që do të sigurojë respekt ndërkombëtar.