Seferi shfrytëzon suksesin për t’i dhënë një mesazh Panuccit!

Sport

sfefer

Talenti i Kombëtares së Shpresave, Taulant Seferi, vijon të bëjë të flitet përmes golave të tij te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, Uinterthur. Shqiptari rezultatoi sërish si një nga më të dalluarit në fitoren 3-2 që ekipi i tij fiksoi gjatë fundjavës, në shtëpi përballë Rapersuil. Në minutën e 62-të, Uintherthur fitoi një penallti edhe pikërisht Seferi u paraqit në pikën e bardhë për të ekzekutuar 11-metrëshin, duke e kthyer në gol. Teksa thelloi avantazhin në 3-1. Në fakt, goli i shërbeu tej mase ekipit të tij, pasi në të 94-tën, miqtë shënuan edhe golin e dytë, por 3 pikët i mori në fund ekipi i Seferit, që mbetet në kuotë të barabartë pikësh me vendin e parë, Servete.

280px Christian Panucci 2012

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi ku Seferi gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në këto 13 takime, shqiptari ka shënuar 6 gola në total. Ndërkohë që në këtë mënyrë i lëshon meszhe edhe Panuccit, që mund ta përshijë në listën, për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin.
Në Austri është kthyer tek goli edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi. Sulmuesi shkodran ishte autor i golit të dytë për skuadrën e tij, Nojshtad në fitoren 3-1 ndaj Hornit në Ligën e dytë austriake. Goli në kampionat i mungonte Salihit që në muajn gusht. Shkodrani ka shënuar 4 gola deri tani në kampionat, mirëpo ai ka lajmëruar se ky do të jetë sezoni i fundit sa i takon futbollit të luajtur, përderisa më pas do të bëhet pjesë e stafit të Nojshtadt. Ndoshta duke nisur që nga janari.