Seedorf dhe Kluivert do të drejtojnë kombëtaren e Kamerunit

Sport

Seedorf dhe Kluivert
Clarence Seedorf do të jetë trajneri i ri i Kamerunit. Ish-futbollisti i Milan e Real Madrid do të ndihmohet në këtë detyrë nga Patrick Kluivert, ku të dy do të kenë si objektiv kryesor paraqitjen sa më mirë në Kupën e Afrikës, kompeticion që do të zhvillohet në 2019-ën, pikërisht në Kamerun.
“Federata Kamerunase e Futbollit” fillimisht ishte në bisedime me Sven-Goran Eriksson, me të cilin kishin edhe një akord verbal, por gjërat u ndalën, pasi ky i fundit filloi bisedimet edhe me Irakun dhe Holandën. Clarence Seedorf gjatë muajve të fundit pati drejtuar Deportivo La Corunan në Spanjë, të cilën nuk ia doli dot ta shpëtonte nga rënia në “Segunda Division”. Ndërsa më parë ka drejtuar edhe Milanin e Shenzhen në Kinë. Kurse Kluivert, lë pas detyrën si drejtor sportiv i PSG. Tek “luanët” e Afrikës pritet të bëjnë ndryshime të mëdha dhe afrimi i Seedorf e Kluivert janë vetëm fillimi i përpjekjeve të federatës së Kamerunit për të rikthyer kombëtaren në nivele të larta.