Sebastien Haller, betaja me kancerin vazhdon

Sport

Sprova e Sebastien Haller nuk ka përfunduar ende. Sulmuesi i Borussia Dortmund, i diagnostikuar me kancer testikular verën e kaluar, do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër.

“Siç ishte planifikuar që në fillim, pas kimioterapisë u morën parasysh disa mundësi – lexohet në postimin që Haller shpërndau në rrjetet sociale – Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar: Do të më duhet të bëj një operacion për të eliminuar përgjithmonë këtë tumor që më mban larg fushws. ”

 

Disa rreshta të shkruara mbivendosur mbi një foto të turbullt, por që zbulon detajet më të rëndësishme: është Haller i ulur në një shtrat spitali, silueta e tij po zbehet. Një goditje e rëndë për lojtarin që ishte rikthyer në stërvitje me Ajax-in, ish-klubin e tij, në fund të tetorit, tre muaj pas operacionit të tij të parë. Rikthimi në fushë nuk dukej më dhe aq i largët, derisa lajmi i rikthimit që praktikisht fshin gjithçka në muajt e fundit dhe e hedh në dëshpërim sulmuesin dhe gjithë mjedisin e Borussia Dortmundit.

Haller u transferua nga Ajax verën e kaluar për 35 milionë euro, me shpresën se do të mund të zëvendësonte fenomenin Erling Haaland.