Pep Guardiola (Trajneri i Manchester City)
Ky kompeticioni mbetet shumë special. Skuadrat e mbetura kanë të gjitha cilësi dhe kualitet të lartë, ndaj nuk duhet të mendojmë se kemi një kundërshtar më të lehtë se të tjerët. Duhet të kontrollojmë emocionet tona dhe të jemi të përqëndruar për të bërë lojën tonë. Nuk mund të japësh më të mirën tënde nëse nuk sillesh si vetvetja në fushë. Të gjithë lojtarët e ëndërrojnë finalen, por nëse e dëshirojmë kaq shumë, atëherë duhet të japim më të mirën në fushë. Duhet të vuajmë dhe t’u mbijetojmë edhe momenteve më të vështira. Kështu mund të rritemi dhe të fitojmë eksperiencën e duhur për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit tonë. Besoj se skuadra ime mund të përmirësohet dhe të bëjë shumë më mirë se ajo që ka treguar deri më tani. Schalke është një skuadër mjaft e mirë. Ata janë një ekip që di se si ta godasë kundërshtarin në pikat më të dobëta, prandaj duhet të tregojmë kujdes të veçantë. Djemtë janë përgatitur si duhet dhe kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës.
Kevin De Bryune (Mesfushor i Manchester City)
Luajmë një test të rëndësishëm sa i përket formës dhe ecurisë tonë në këtë kompeticion. Skuadra jonë ka një dëshirë të madhe për të fituar sa më shumë ndeshje dhe për të avancuar më tej. E dimë se nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. Do tregohemi të kujdesshëm që të mos bëjmë gabime në asnjë aspekt të lojës. Ne duam të fitojmë tituj. Nuk themi se do t’i fitojmë të gjitha kompeticionet në të cilat luajmë, por është e sigurt se do të japim më të mirën tonë për fituar sa më shumë. Nuk ndjejmë shumë presion, pasi tani dimë se si të dalim në lojën tonë edhe në situata të vështira. Jemi mësuar me këtë kompeticion dhe qëllimi është të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar.