Milani po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit. Janari ka qënë shkatërrimtar për kuqezinjtë. Fillimisht erdhi barazimi i papritur me Romën kur u duk se fitorja ishte e sigurt, më pas Milani u eliminua në Kupë, humbi edhe finale e Superkupës dhe nga “shiu në breshër” pësoi 9 gola në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Është një moment shumë delikat për kampionët e Italisë që po përballen me situatën më të rënduar pikërisht pak ditë nga derbi i “madonninës” kundër Interit. Në këtë pikë presidenti Scaroni ka kërkuar që të injektojë doza morali e besimi tek ekipi
“ Të bashkuar do të ringrihemi. Kemi shumë besim tek skuadra dhe tek trajneri. Ne si drejtues e ndjejmë vetem aq pranë skuadrës saqë na duket sikur do të zbresim edhe ne në fushë me ekipin. “-këto kanë qënë fjalët që sipas mediave italiane, Paolo Scaroni i ka thënë futbollistëve dhe trajnerit pak ditë përpara superduelit kundër zikaltërve.
Problemet janë të shumta edhe përsa i përket formacionit, ku të sigurta janë mungesat e Fikayo Tomorit e Ismael Bennacerit. Vendin e anglezit në qëndër të mbrojtjes pritet ta marrë Kjaer, ndërkohë që trajneri Pioli po e mendon edhe ndryshimin e skemës, nga 4-2-3-1 në 4-3-3. Në këtë rast mesfusha do të përbëhej nga Tonali, Pobega e Krunic, kurse në sulm do të rreshtoheshin Leao, Giurod e Saelelmaekers.