Sarri, ‘i bindur’ me Juventusin e tij, por kërkon përmirësime ndaj Leverkusen!

Sport

Maurizio Sarri (trajneri i Juventus):

“Gjendja fizike e skuadrës po përmirësohet ditë pas dite, por kemi ende punë për të bërë nëse duam të arrijmë formën më të mirë të mundshme. Në përbërje kemi lojtarë të klasit të lartë që na mundësojnë zgjidhje të ndryshme gjatë lojës, por na duhet të gjejmë ende balancat e duhura për të ruajtur një identitet në lojën tonë. Lojtarët më kanë surprizuar, pasi po stërviten shumë dhe janë të vendosur për t’u shkuar deri në fund të gjitha gjërave. Fakti që kanë dëshirë për t’u përmirësuar akoma do të thotë se i njohin vlerat e njëri-tjetrit. Luajmë ndaj një kundërshtari të fortë që duhet studiuar me kujdes. Leverkusen është skuadra që ka kontrollin më të madh të topit në Gjermani, janë të fortë fizikisht dhe mjaft të mirë në driblime. Për këtë arsye mendoj se duhet të mos e humbasim vëmendjen nga asgjë që ndodh brenda fushës. Është një ndeshje që na duhet ta zgjidhim sipas mënyrë sonë.”

Miralem Pjanic (mesfushor i Juventus):
“Trajneri më ka kërkuar ta mbajë më shumë topin. Kjo më jep më shumë përgjegjësi, por tregon se kam bërë punë të mirë dhe kam besimin e të gjithëve. E kam parë nga afër progresin që ka bërë skuadra ditë pas dite dhe besoj se kundër Leverkusen do të tregojmë forcën tonë të vërtetë. Jam pjesë e një prej skuadrave më të forta në botë, prandaj dhe golat që shënoj kanë tjetër peshë. Jam me fat që kam trajnerë dhe shokë skuadre që më ndihmojnë në çdo gjë dhe më bëjnë të ndihem vërtet special. Por objektivi im është vetëm të ndihmoj skuadrën për të arritur sa më shumë suksese. Për këtë, jam i gatshëm të jap çdo gjë në fushën e lojës.”