Sarri humb toruan në fushë, portieri Kepa nuk pranoi të…

Sport

sarri
Autoriteti i Maurizio Sarrit pësoi të dielën një shkundje publike teksa në përballjen me Manchester City-in në finalen e Kupës së Ligës së Anglisë, portieri Kepa Arrizabalaga nuk pranoi të zëvendësohej në pjesët shtesë. Pas një lëndimi që pësoi në fushë, Sarri bëri menjëherë gati Willy Caballeron, por teksa argjentinasi po priste të zëvendësohej, portieri bask refuzoi t’i bindej vendimit të trajnerit italian. Situata i kaloi të gjitha limitet e një sjelljeje profesionale, pasi Sarri e humbi toruan duke iu hakërryer asistentit Zola. Inati dhe shfryrja e tij e detyruan të lëvizte lart e poshtë nëpër zonën e stafit teknik. Pas refuzimit për minuta të tëra, ish-trajneri i Napolit u largua nga stoli duke dhënë idenë se po largohej fare edhe nga Chelsea-i. Presionet dhe situatat e fundit kanë qenë jashtëzakonisht sfrustuese për të, sidomos pas humbjes 6-0 pikërisht me Manchester City-in.

0 Premier League Huddersfield Town v Chelsea

Të dielën sidoqoftë loja e Chelsea-it ishte tejet e kënaqshme. Lëvizjet taktike të Sarrit, gjithashtu. Skena me portierin Kepa rrëzoi poshtë gjithë punën e Sarrit. Arrizabalaga nuk u zëvendësua, teksa trajneri italian u tërhoq nga vendimi i tij. Në pushim mes pjesëve sidoqoftë ai u shfaq tejet i inatosur. Ndërhyrja e Rudiger shmangu përplasjet. Pas ndeshjes së humbur me penallti, Sarri u pyet nga gazetarët për situatën. Ai tha se ishte një keqkuptim pasi kishte menduar se Kepa kishte lëndim muskulor, por që nuk kishte qenë fiks ashtu. Nga ana tjetër, i pyetur nëse portieri bask do të pësonte ndonjë ndëshkim disiplinor, Sarri tha se do t’i shkëmbente dy-tre fjalë me të duke mos zbuluar gjë. Për sa i përket së ardhmes, ai këmbënguli se mbetet i njëjti dhe se përgjigjien përfundimtare duhet ta japë klubi.

 Chelsea boss Maurizio Sarri reveals why he WON T punish Kepa Arrizabalaga for HUGE snub 761719