Sarri e Bonucci nuk u zënë besë francezëve, Garcia paralajmëron…

Sport

Rudi Garcia (trajner i Lionit):
“I kam studiuar bardhezinjtë për shumë orë. Si përfundim u gjeta pika të dobëta dhe shumë cilësi. Janë një skuadër e kompletuar. Gjithsesi, detyra ime është që të bëj të mundur që lojtarët e mi të japin maksimumin. Të luash kundër bardhezinjve është motivuese për të gjithë. Duhet t’i ndalojmë skuadrës së Sarrit që të shfaqë të gjithë forcën e vet. Do të kemi publikun në mbështetje, ndërsa vetëm mbrojtja nuk do të mjaftojë. Nuk e kemi gjithcka të humbur, përndryshe nuk do të jemi në të tetat e finaleve të Champions League. Ata janë favoritët, por ne duam të përmbysim parashikimet dhe të marrim një rezultat sa më të mirë që në takimin e parë”
Mousa Dembele (sulmues i Lionit): “Jemi të përqendruar, të motiviar dhe të mbushur plot me besim. Detyra ime është të shënoj, prandaj do të provoj me të gjitha mënyrat për t’ia dalë mbanë. Nuk ndiejmë asnjë presion. Unë jam i përqendruar vetëm tek futbollit dhe objektivat që kam për të arritur bashkë me skuadrën. Fizikisht ndihem mirë. Kërkoj të bëj sa më shumë të jetë e mundur në fushë dhe jashë saj, në mënyrë që të jap më të mirën time. Jam gati për të bërë një paraqitje të madhe edhe në Champions League”.

Mauricio Sarri (trajner i Juventus)
“Pres një paraqitje të mirë, përndryshe është e vështirë të arrihet rezultati. Lioni ka si defekt mungesën e vazhdimësisë, por zotëron teknikë dhe shpejtësisë. Për mua është ndeshje shumë e rrezikshme. A është Champions League një peshë? Kur luajmë në nivel italian, po e ndiej. Kemi detyrën të arrijmë të parë për mijëra arsye. Mbase nuk përmendet shumë, por në këtë kompeticion ka edhe skuadra me një fuqi më superiore sesa e jona. Ne jemi thjesht mes 10-12 skuadrave që kanë si objektiv trofeun. Eshtë shumë më e rëndë si përgjegjësi të luash në Itali. Champions League mbetet një ëndërr. Por mendoj se jemi shumë me fat që mund ta ndjekim si ëndërr”.

Leonardo Bonucci (Mbrojtës i Juves):
“Lioni më sjell në mendje kujtime të bukura, si me Juventusin, ashtu edhe me Kombëtaren italiane, pasi këtu kemi arritur fitore të rëndësishme. Mendoj se është vendi i duhur për të treguar sërish se kur vjen momenti vendimtar, Juventusi është aty gjithmonë. Nga tani e tutje nis një tjetër fazë e sezonit, që padyshim është më e rëndësishme. Jemi gati ta përballojmë me entuziasëm. Ndëkohë që kemi edhe më tepër përvojë sesa vitet e kaluara. A është viti i duhur? Thjesht kemi besim të madh, të shohim nëse do të mjaftojë kaq”