Sarri drejt shkarkimit, shtypi kërkon largimin e tij!

Sport

maurizioooooo
Fundi është afër për aventurën e Maurizio Sarrit te Chelsea në Londër. Blutë u eliminuan nga Kupa e Federatës pas humbjes në mesjavë me Manchester United-in dhe fillë shtypi anglez iu hakërrye italianit. Me tituj goditës dhe goxha thumbues, gjithkush kërkoi të martën shkarkimin e 60-vjeçarit. Tituj si “Sarrivederci” apo “Sarrender” të The Sun dhe Sport-Mirror, ishin më domethënësit për gjendjen që po kalon Chelsea këtë periudhë. Me United-in, ishte humbja e pestë për këtë vit, ndërsa nga gushti e deri në dhjetor, Blutë kishin humbur vetëm 3 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ecuria prej 18 ndeshjesh radhazi pa humbje ishte mbreslënëse mes muajve gusht-nëntor.

200px SarriChelsea

Sidoqoftë tashmë në Londër askush nuk e mban mend këtë gjë, pasi skuadra rezikon seriozisht të mbetet jashtë luftës për në Champions League. Potencialisht Sarri ka ende në lojë një finale të Kupës së Ligës me Manchester City-in, si dhe Europa League-ën, ku është në fazën me eliminim direkt. Por kjo duket se nuk mjafton. Loja e dobët dhe problemet e dy muajve të fundit i kanë bërë të padurueshëm tifozët dhe sidomos analistët sportiv. Humbje 4-0 me Bournemouth apo 6-0 me Manchester City-in, zor se harrohen. Në Angli po flasin hapur për largimin e Sarrit që tani. Në diskutim janë vënë emra si ai i Zolës apo dhe Zidane, ndërsa shkarkimi i Sarrit, do të ishte shkarkimi i gjashtë i një trajneri në mes të sezonit që kur Abramovich mori zotërimin e Chelsea-it. Nëse Sarri shkarkohet, ai i radhës do jetë i 22-ti në historinë e Premier-League-ës për blutë, çka është një rekord për skuadrat kryesore në ishull.