Sapo fituan titullin e 14 në Champions League, ja plani i Real Madrid për skuadrën e të ardhmes

Sport

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë nga suksesi i titullit të 14-të në Champions League, Real Madrid ka nisur menjëherë nga puna për të ndërtuar skuadrën e të ardhmes. Mediat pranë klubit madrilen bëjnë me dije, se në merkaton e verës, pritet të ketë mjaft hyrje-dalje në radhët e kampionëve të Europës dhe konkretisht bëhet fjalë për ndërhyrje në 3 reparte, mesfushë, mbrojtje dhe në portë.

Largimeve të Marcelos, Iscos, apo edhe Gareth Bale, pritet t’i shtohen edhe Dani Ceballos së bashku me Marco Asension. Këta dy të fundit kanë edhe një vit kontratë në Santiago Bernabeu, dhe e ardhmja e tyre do qartësohet shumë shpejt.

Sa I përket përforcimeve, një ndërhyrje e menjëhershme parashikohet në repartin e mesfushës. Luka Modriç, Toni Kroos, apo edhe Casemiro, janë drejt perëndimit, e kësisoj tranzicioni në këtë sector shihet si i domosdoshëm. Në këto rrethana, lojtari që zotëron potencialin për të luajtur me fanellën e bardhë, quhet Aurelien Tchouameni, me francezin që prej dy sezonesh e gjysmë tashmë është pjesë e Monacos, klub me të cilin ka edhe dy sezone të tjera kontratë. Për të siguruar shërbimet e djaloshit në fjalë, Reali ofron deri në 80 mln euro dhe për momentin ndodhet në pole-position ndaj të gjitha klubeve të tjera. Madje, edhe vetë dëshira e lojtarit është që të luajë për Merenguez, ndonëse Liverpool dhe PSG janë aty për të rivalizuar.

Më tej, largimi i Marcelos, do të thotë se mungon alternative për një mbrojtës të majtë. Kështu që, Real Madrid do përpilojë mundësitë në merkato për një anësor të prapavijës, osë të kthejë vëmendjen nga academia.

Po ashtu, përforcime duhen edhe për një portier të dytë. Andriy Lunin kërkon më tepër minuta dhe për këtë arsye është mëse e mundshme që ukrainasi të largohet këtë verë nga Los Blancos, mund mundësi rikthimi. Spanjollët e kanë gati zëvendësuesin e tij dhe fjala është për David Ospina, portierin e Napolit, por që në fund të këtij qershori i përfundon kontrata me klubin italian.

Në mbyllje, nuk pritet të ketë ndryshime në repartin e sulmit. Benzema konsiderohet i paprekshëm. Vinicius dhe Rodrygo shihen si e ardhmja e skuadrës, ndërsa duke filluar që nga sezoni I ardhshëm, Reali pritet të ketë në kushte optimale futbollistin e auqjtur Eden Hazard. Pas 3 sezoneve të kaluara mes dëmtimeve në Madrid, këtë herë, belgu ndihet mjaft mirë fizikisht dhe tashmë në kampin e Merenguez janë besimplotë se lojtari e ka lënë pas periudhën e errët dhe është i gatshëm të japë maksimumin me fanellën e bardhë. Një gjë të tillë e premtoi vetë futbollisti përpara tifozëve në sheshin Cibeles. Me fjalë të tjera, një Hazard në formën optimale, konsiderohet si një blerje e re për Realin, duke marrë parasysh faktin se anësori është aktivizuar shumë pak në Santiago Bernabeu gjatë kësaj periudhe.