Sanchez kërkon më shumë para

Sport

Alexis Sanchez Arsenal-e1444926492983
Alexis Sanchez po kalon një formë fantastike këtë sezon dhe pikërisht në saj të kësaj forme kërkon të përfitojë më së shumti. Ish-sulmuesi i Barcelonës thuhet se dëshiron të ripërtërijë kontratën me Arsenalin dhe në kontratën e re thuhet se kërkon të bëhet më i paguari i skuadrës. Momentalisht te “Topcinjtë e Londrës” Sanchez është lojtari i tretë më i paguar, pasi para tij janë Theo Walcot dhe Mesut Ozil, të cilët marrin nga 140 mijë paundë në javë.
Sanchez u transferua nga Barcelona një vit më parë për shifrat e 35 milionë paundëve dhe sezonin e kaluar arriti të shënonte 25 gola, teksa këtë sezon në 14 ndeshje e ka dërguar topin në rrjetë 7 herë. Pikërisht në saj të formës së mirë që po kalon, 26-vjecari thuhet se ka kërkuar një shpërblim të mjam, një kontratë edhe më fitimprurëse se ajo që ka aktualisht. Kjo kërkesë thuhet se do ta bëjë Sanchezin më të paguarin në skuadër, madje edhe më shumë sesa Ozil, i cili gjithashtu është në negociata për një kontratë të re.
Kontrata aktuale e Sanchez përfundon në vitin 2018-të, çka nuk dikton për ngutje, por kërkesat e tij thuhet se nuk janë problem për Arsenalin, që këtë verë deklaroi një fond rezervë prej rreth 200 milionë paundësh.