Finalja e UCL do të luhet të shtunën në “Attaturk Stadium” në Stamboll. Mijëra tifozë të Interit do të jenë aty me ëndrrën e shpresën për të dalë triumfues përballë një superfuqie si Manchester City, megjithatë jo të gjithë interistët do të kenë këtë fat. Duke njohur amplitudën e kësaj sfide klubi pak ditë më parë beri të ditur se “San Siro” do të shërbejë si një kinema e madhe për të gjithë ata intersitë që dëshrojnë ta përjetojnë në stadium këtë superduel, natyrisht kundrejt një pagese. Përgjigjia ka qënë e menjëhershme dhe fuqishme. “San Siro” është thuajse “sold-out” me 43 mijë bileta të shitura. Në stadium do të vendoset një ekran i madh prej 400 metrash katror dhe e gjitha pjesa tjetër e stadiumit që ka fushëpamje do të jetë plot e përplot me tifozë zikaltër.
Fillimisht nisi shitja e biletave për anëtarët e “funclub”-it dhe partnerët e klubt e më pas në castin kur shitja ishte e lirë, biletat u ekzauruan në një orë. Dyert do të hapen në orën 19:00 dhe më pas “San Siro” do të përjetojë magjinë dhe ankthin e një finaleje të jashtëzonshme me ëndrrën e madhe që në fund trofeu më i rëndësishëm europian për klube të niset drejt Milanos.