Sami Khedira do qëndrojë larg fushe për një muaj, shkak problemet me zemrën!

Sport

Situatë e vështirë për Sami Khediran te Juventusin. 31-vjecari do të qëndrojë larg fushe për së paku një muaj, kjo për shkaqe të problemeve me zemrën. Mesfushori shtatlart i bardhezinjve iu nënshtrua ekzaminimeve të imtësishme ditën e mërkurë, kjo pasi u la jashtë skuadre për përballjen me Atleticon. Ditët e fundit Khedira kishte shfaqur gjendje aritmie. Gjendja shkakton rrahje të çrregullta dhe puls gjithashtu të luhatshëm. Sipas mjekëve aritmia e patrajtuar mund të sjellë gjendje dobësie, probleme me frymëmarrjen, ndjesi lodhjeje madje dhe komplikacione më të rënda që mund të rrezikojnë edhe jetën. Në një njoftim për shtyp, klubi i Juventusit njoftoi se pas një periudhe pushimi, Khedira do të jetë i gatshëm për t’iu rikthyer grupit dhe se ky pushim do të zgjaste afërsisht një muaj.

68073416

31-vjecari, i cili e ndihmoi Gjermaninë të shpallej kampione bote në vitin 2014-të, ka mundur të luajë vetëm në 15 ndeshje këtë sezon, kjo për shkak të lëndimeve të tjera që ai ka vuajtur. Fillë të mërkurën shtypi italian ka rendur ta përcjellë lajmin e Khediras si një situatë jo dhe aq të rëndë, të ngjashme edhe me lojtarë të tjerë dhe që jo domosdoshmërisht mund t’i rrezikojë atij karrierën. Në listën e atyre që janë përmendur, janë përvojat e Lichtsteiner, Patrick Schick, Taribo West, Lilliam Thuram, apo dhe Nwankwo Kanu, të cilët edhe pse vuajtën situata të ngjashme me aritmi, mundën të zhvillonin një karrierë të kënaqshme.