MATTHIAS JAISSLE, TRAJNERI I SALZBURGUT:
“E dimë se do luajmë përballë skuadrës më të mirë në botë dhe për këtë jemi plotësisht të vetëdijshëm. Mirëpo, përtej të gjithave, ne duhet të tregohemi të guximshëm dhe të përpiqemi të aplikojmë strategjinë tonë në fushën e lojës. Sigurisht që diçka e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne do të tentojmë në maksimum. Fakti që ndodhemi në raundin e 1/8-tave, do të thotë se kemi shkruar historinë. Pikërisht për këtë arsye, sonte në mbrëmje, djemtë duhet të zbresin në fushën e lojës me mjaft besim se mund të arrijnë diçka nga ky 90 minutësh. Nuk ka asnjë arsye për të qenë nervozë këtë mbërmje, aspak. Kemi ardhur këtu për të dhënë maksimumin dhe për këtë jemi gati. Salzburgu është skuadra me moshën mesatare më të re në Champions League dhe kjo është diçka shumë e veçantë për ne”.
KARIM ADEYEMI, SULMUES I SALZBURGUT:
“Duket pak e çuditshme, sepse kjo nuk është si nga ato ndeshjet e kampionatit. Gjithësesi ne vijmë sonte pas asnjë presion mbi shpinë, pasi nuk konsiderohemi favoritë dhe kjo na e lehtëson disi punën. Padyshim që do zbresim në fushë si të barabartë me kundërshtarin dhe synimi jonë është që ta fitojmë këtë ndeshje. Pas nesh do të kemi 30 mijë tifozë, që do të na mbshtesin gjatë gjithë 90 minutëshit dhe sigurisht që ky është një element, të cilin do përpiqemi ta shfrytëzojmë në maksimum. Kam shumë besim se mund t’ia vështirësojmë në maksimum mbrëmjen Bayernit, me kualitetin që kemi në skuadër, e po ashtu edhe me metodën tonë të lojës”.
JULIAN NAGELSMANN, TRAJNERI I BAYERN MUNICH:
“Kemi mbërritur në një fazë shumë interesante të sezonit. Duam të vazhdojmë me po të njëjtin ritëm, ashtu sikurse kemi bërë në fazën e grupeve. Kjo do jetë një mbrëmje madhështore e Champions League, e për më tepër që do të luajmë përballë 30 mijë tifozëve, diçka që nuk jemi përballur prej disa kohësh. Salzburgu është një kundërshtar tepër I fortë, ndërsa vijnë në këtë fazë për të parën herë në historinë e tyre. Pikërisht për këtë arsye ata do të japin maksimumin për t’u krenuar me paraqitjen e tyre. Ata vetë janë shprehur se po e presim me padurim këtë duel dhe unë mendoj se kjo është diçka e mirë, pasi ia shton më tepër bukurinë dhe rivalitetin këtij sporti. Madje këtu do të shprehja mirënjohjen time edhe për trajnerin e Salzburgut, Jaissle, I cili praktikon futbollin sulmues, një element që më pëlqen jashtë mase. Ne I përkasim të njëjtës gjenerate dhe e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin, pasi kemi një të shkuar të përbashkët tek Hoffenheim”.
THOMAS MULLER, SULMUESI I BAYERN MUNICH:
“Salzburgu është një skuadër që në vitet e fundit ka ardhur gjithmonë në rritje, diçka për të cilën janë dalluar edhe në Champions League gjithashtu. Ata kanë vendosur një standart në futbollin austriak me nivelin dhe arritjet e tyre. Për të mbërritur deri në këtë fazë, duhet të kesh mjaft kualitet dhe Salzburgu e ka treguar përgjatë fazës së grupeve se ka kapacitetin e duhur për të luajtur ndaj çdo kundërshtari. Nga ana tjetër, kjo ndeshje po ashtu është edhe mëse e rëndësishme për ne. Ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit. Madje jemi vetëm në fillim të kësaj rruge. Champions League është një kompeticion jashtëzakonisht shumë I rëndësishëm për ne. Këtu duhet të luash ndaj skuadrave më të forta në Europë dhe ne duam të renditemi në anën e më të mirëve”.