Salah te Roma, por nuk mund të luajë

Sport

1429615-30589162-1600-900
Telenovela me emrin Mohamed Salah po vjen drejt fundit, por pjesa përmbyllëse duket se do të zgjasë edhe ca. Sulmuesi egjiptian sikurse edhe vetë klubi i Romës kanë bërë me dije arritjen e një marrëveshjeje teksa Chelsea-it pritet t’i jepen 2 milionë euro sipas një formule huazimi me të drejtë blerjeje, kjo e fiksuar në 21 milionë. Por nuk mendon kështu Fiorentina e cila ka bllokuar operacionin. Klubi vjollcë pretendon se 23-vjecari ka ende të pazgjidhur një klauzolë të kontratës me të, dhe se më parë Chelsea duhet të diskutojë pikërisht këtë klauzolë e më pas të negocjojë me Romën, deri atëherë Salah nuk luan.
Egjiptiani vitin e kaluar zhvilloi me Fiorentinën 26 ndeshje, në të cilat shënoi edhe 9 gola, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve italiane. Fiorentina, e cila kishte një marrëveshje huazimi me Chelsea-in nuk arriti t’i përmbushë kërkesat e “Bluve të Londrës” duke lënë që lojtari të rikthehej në Angli. Por tanimë klubi vjollcë pretendon një rimbursim për shkak të vlerës së shtuar, që përfitoi Salah duke u aktivizuar me Fiorentinën, gjithcka kjo e parashikuar në kontratë sipas Drejtorit Sportiv Andrea Rogg. Pretendime që deri më tani Chelsea nuk është se i ka marrë shumë parasysh.
Salah gjithsesi ka mbërritur në Romë, ku është pritur mirë nga tifozët. Ai pritet të kryejë testet mjekësore dhe të fillojë stërvitjen, por jo me grupin, kjo pasi çështja me Fiorentinën nuk është zgjidhur ende, deri atëherë ai nuk mundet.