Mohamed Salah u rikthye të jetë vendimtar për skuadrën e Liverpool me golin që vulosi fitoren e vështirë 4-3 ndaj Salzburg, teksa më parë egjiptiani kishte shënuar edhe një gol tjetër. Në një mbrëmje ku mbrojtja e ‘the reds’ dështoi totalisht, Jurgen Klopp u përpoq të mbronte lojtarët e tij, ndonëse edhe vetë gjermani nuk mund ta përtypte atë paraqitje të dobët të Van Dijk dhe kolegëve të tij të prapavijës. Pësimi i 3 golave, pas një avantazhi të trefishtë tregon qartë se Liverpooli, kampione në fuqi e Europës, ka ende vend për përmirësim. Ajo çfarë mund të alarmojë më së shumti Klopp , është fakti që diçka e tillë ndodh brenda në ‘Anfield, aty ku ‘të kuqtë’ kishin ndërtuar një fortesë hermetike. Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson ishte protagonist në njërin prej golave.
I pari si asistues dhe i dyti si golashënues. Por 2 linjat anësore të mbrojtjes lanë për të dëshiruar në fazën mbrojtëse. Ajo çfarë trajnerë si Mourinho apo wenger deklaronin disa ditë më parë u konfirmuar pikërisht në sfidën kundër Salzburg. Përballë skuadrave të me sulm të shpejtë, Liverpol-i vuan. Kjo shpjegon edhe telashet që hasin kampionët e Europës kur përballen me Manchester City, që është rivali kryesor i tyre në ‘Premier League’ dhe jo vetëm. Fitorja me Salzburgun nuk e kënaqi plotësisht trajneri Jurgen Klopp. Gjermani ‘iu fal’ ‘benjaminin të tij’, Momo Salah, pasi nëse nuk do të ishte për paraqitjet e mira të egjiptianit apo edhe të Sadio Mane, atëherë tek Liverpool sot mund të kishim një çështje të re.