Salah me 43 gola, në Angli e thonë hapur, Topin e Artë e meriton ai

Sport

salah topi i arte
Fenomenal. I jashtëzakonshëm. Salah si Messi. Salah i pandalshëm. Salah për topin e artë. E marta e gjysmë-finales së parë të UEFA Champions League ishte e gjitha për egjiptianin e Liverpoolit, i cili me dy golat ndaj Romës, shkoi në kuotën e 43 realizimeve në vetëm 47 ndeshje të këtij sezoni. BBC, The Guardian, The Sun dhe plot media të tjera britanike e përqendruan vëmendjen te ky 25-vjecar i cili brenda një viti ka thyer të gjitha rekordet e mundshme në Anfield duke u bërë tashmë kandidati kryesor për çmimin e Topit të Artë. I radhitur me Messin dhe Ronaldon për nga shpeshtësia e realizimeve, Salah ka edhe 15 asiste, 2 prej të cilëve i shërbeu po të martën, për Manen dhe Firminon.

liver

Performancae radhës erdhi fillë pasi Salah qe shpallur lojtari i vitit nga shoqata e futbollistëve profesionist në Angli. Vlerësimi final për lojtarin e vitit nga Federata mbetet ende i pa dhënë, por të gjithë janë të sigurt, askusht tjetër s’e meriton më shumë se sa ai. “Ç’lojtar i vitit po thoni ju?! Jepjani Topin e Artë! Eshtë e pabesueshme, s’e ndal dot askush!” – ishte komenti i legjendës Robbie Fowler. Për Egjiptianin përpara janë Kievi në Champions League dhe Rusia për botëror, që nëse gjithcka shkon mirë, e sigurt është se do jetë i nominuari kryesor për cmimin prestigjioz të Topit të Artë, vlerësim të cilin për 10 vite me radhë e kanë marrë Ronaldo e Messi.