SALAH KAPET MAT ME PRESIDENTIN E KLUBIT TE NJOHUR

Sport

Si gjithmonë në janar, PSG-së nuk do të bëjë cmendurira. Edhe sepse ekipi po ecën mirë, pavarësisht humbjeve pa pasoja të ardhura në kampionat. Edhe trajneri Galtier ka qenë i qartë në politikat e klubit: “Ne do të bëjmë blerje vetëm në rast largimi”. Teksa gjatë orëvëve të fundit, edhe shitja e Sarabias te ëolverhampton është konkretizuar. Por ja që duket se parizienët po përgatisin terrenin ndoshta për nëj blerje të bujshme në verë. Dhe emri i momentit është Mohamed Salah. Thashethemet kanë shpërthyer nga një foto që është bërë virale në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një darkë, në të cilën shfaqet egjiptiani në tavolinë me presidentin e PSG, AL KHELAIFI. dhe pse fotoja është pak larg dhe e një cilësie të dobët, në tavolinë dallohen Al Khelaifi dhe Momo Salah, i identifikuar nga prerja tipike e flokëve dhe xhupi.Takimi në të vërtetë mësohet se ka ndodhur disa ditëve më parë – pas humbjes së Liverpulit me Brentford – në një restorant të Londrës. Kaq ka mjaftuar që nxiten menjëherë thathethemet e merkatos, duke ushqyer dhe taboloidet në Angli, si dhe të gjitha mediat nëpër Evropë. A mund të jetë një takim krejt miqësor, apo hedhja e bazave për një transferim të mundshëm që do të vinte në fund të këtij sezoni? Fakti është se sulmuesi egjiptian i pëlqen shumë PSG-së dhe presidenti Al Khelaifi që e ka mik prej kohësh. Për më tepër, pas Botërorit të Katarit, klubi parizien do të kthehet në qendër të politikave investuese të fondit QSI, që drejtohet nga Al Khelaifi. Eshtë folur edhe për një interesim të bosit të kampionëve të Francës, në lidhje me blerjen e një kuote aksionesh të Liverpulit, por dicka e tillë është mohuar nga njerëzit afër tij.