Salah flet publikisht dhe premton tifozave se…

Sport

salah egypt

Mohamed Salah i ka mohuar gjithmonë zërat e largimit nga Liverpool, duke thënë se është i lumtur në ‘Anfield’. 26-vjeçari edhe njëherë tjetër i ka shprehur besnikërinë e tij ndaj klubi anglez. Salah thotë se kjo që ai po përjeton tek ‘the reds’ është padyshim një ëndërr e bërë realitet, diçka që ai nuk kishte menduar kurrë se mund të ndodhte. Madje egjiptiani zbulon se kur ishte i ri luante në video-lojëra me skuadrën e Liverpool, pa e menduar se një ditë do të ishte edhe vetë pjesë e skuadrës angleze. 26-vjeçari arriti në “Anfield” verën e vitit 2017 dhe pati një sezon të parë të paharrueshëm me klubin anglez, duke u bërë golashënuesi-rekord në një sezon të Premier League, me 32 gola në 38 ndeshje.

salah2

Forma e tij e mirë e ndihmoi Liverpool-in të shkojë deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa sulmuesi në fjalë e dërgoi Egjiptin në Botërorin e parë që nga viti 1990, me një gol të minutave të fundit kundër Kongos. Salah zbuloi gjithashtu se ka marrë oferta të ndryshme nga klube të tjera me emër, si përpara se të transferohej tek Liverpool, ashtu edhe pas performancave të jashtëzakonshme vitin e kaluar. Megjithatë, oferta e Liverpoolit ishte ndryshe nga të tjerat për të, ndaj nuk vonoi të pranonte të punonte me trajnerin Jurgen Klopp. Këtë sezon, Salah ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 7 gola dhe ka shërbyer 4 asiste.