Sadio Mane mund të rikthehet në Angli, por jo tek Liverpool

Sport

Sadio Mane mund të rikthehet në Premier League, por jo sërish tek Liverpool. Në verën që lamë pas, sulmuesi u transferua me bujë në radhët e Bayern Munich, mirëpo duhet thënë se aventura e senegalezit në “Allianz Arena” nuk ka shkuar brenda pritshmërive.

12 gola të shënuar në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, është një e dhënë që nuk i ngrohë drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, të cilët janë të hapur të dëgjojnë ofertat mbi 31 vjeçarin.

Mirëpo, ajo që e vulosi në njëfarë mënyre fatin eMane në radhët e Bayernit, është konflikti që ai pati me shokun e skuadrës, Leroy Sane, që shkoi deri në përplasje fizike mes futbollistëve. Një sjellje e tillë është konsideruar e papranueshme nga drejtuesit, e kësisoj largimi duhet i pashmangshëm.

Duke iu referuar këtu mediave të huaja, klubi më i fundit që ka treguar interes për Sadio Mane, është Chelsea. Pavarësisht se kanë shpenzuar më tepër sesa 600 mln euro për përforcimin e skuadrës, Blutë e Londrës nuk ngopen në merkato dhe pikërisht Mane është objektivi i tyre kryesor për afatin kalimtar të verës. Dy herë kampionët e Europës pritet që të emërojnë Mauricio Pochettinon në krye të skuadrës, me argjentinasin që besohet të ketë shprehur pëlqimin e tij për transferimin e Sadio Mane.

Premier League është një terren që Mane e njeh imtësisht, për shkak të së shkuadrës së tij me Liverpool, e për këtë arsye, rikthimi në Angli, mund të konsiderohet një mundësi mjaft e mirë edhe për vetë futbollistin, për të gjetur edhe një herë tjetër, versionin më të mirë të tij.