Sadio Mane i lumtur në Liverpool, por kërkon të fitojë trofe

Sport

mane
Sadio Mane ishte një yjet e Liverpoolit të Jurgen Klopp përgjatë sezonit që lamë pas. Futbollisti nga Senegali, i cili fillimisht ra në sy për shpejtësinë e tij, ka folur së fundmi rreth interesimit të disa skuadrave me emër në Evropë, mes tyre, edhe Real Madrid.  Në intervistën për gazetën austriake, “Salzburger Nachrichten”, 26-vjeçari tha se për momentin është mëse i lumtur në Merseyside dhe se dëshiron që të respektojë 3 vitet kontratë me “The Reds”.

mane1212

Por ai pranon se të ardhmes asnjëherë nuk i dihet, duke shtuar se kërkon të fitojë sa më shumë trofe, e në mënyrë të veçantë Champions League-ën. Një sinjal i qartë ndoshta ky se objektivat e Sadio Mane tashmë janë edhe më të larta, çfarë mund të vërë në lëvizje skuadra si Real Madrid apo Manchester City. Ndërsa sa i përket botërorit, 26-vjeçari thotë se Senegali nuk ka asnjë presion dhe se të gjithë janë mjaft të lumtur që janë pjesë e një kompeticioni kaq madhështor. Ai kërkon që të mos trajtohet si një superyll tek kombëtarja afrikane, por thjesht si pjesë e skuadrës që kërkon të bëjë sa më mirë në “Rusi 2018”.