Sadio Mane drejt largimit nga Liverpool, dy klube të mëdha interesohen për të

Sport

Ky mund të jetë sezoni i fundit që Sadio Mane luan me Liverpool. Me një vit kontratë të mbetur, nuk përjashtohet mundësia që senegalezi të ndajë rrugët me The Reds, përpara se të largohet me parametra zero në edicionin e ardhshëm.

19 herë kampionët e Anglisë, pritet t’i japin më tepër prioritet rinovimit të kontratës së Mohamed Salah, sesa të Sadio Mane, duke e lënë këtë të fundit të kuptojë se aventura e tij në Anfield po vjen drejt mbylljes.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit, janë të klube me peshë të kontinentit. Fjala është për Bayern Munich dhe Barcelonën. Madje, në një të ardhme shumë të afërt, drejtuesit e klubit bavarez pritet të takohen me Mane, për t’i prezantuar futbollistit planin e tyre.

Në krahun tjetër, sa i përket katalanasve, në Barcelonë janë të binsur se Mane do ishte një asset fantastic për të rritur cilësinë e organikës së lojtarëve. Madje, mediat pranë klubit spanjoll bëjnë me dije se edhe vetë Mane është i nxitur nga ideja për t’u transferuar në Camp Nou. 30 vjeçari është i mendimit se veshja e uniformës blaugrana do t’i mundësonte atij të fitonte edhe Topin e Artë, diçka që tek Liverpool nuk po mundet ta arrijë dot, pavarësisht përpjekjeve në vitet e fundit.

Kanë mbetur edhe pak javë deri në hapjen e merkatos së verës dhe atëherë pritet të kemi një panoramë më të qartë mbi çështjen në fjalë.