Sadiku, tifozët e shohin në largim nga Levante

Sport

la liga sadiku

Përvoja e deritanishme me Levante nuk ka shkuar ashtu siç Armando Sadiku e kishte imagjinuar. Sulmuesi shqiptar është duke luajtur shumë pak, për të mos thënë aspak. E mbi të gjitha, po vuan mungesën e shënimit të golit në një kampionat si La Liga spanjolle.  Mirëpo tani, sulmuesi që të paktën me fjalë, ka mbështetjen e trajnerit të Levantes, nuk duket se gëzon të njëjtën gjë nga ana e tifozëve të skuadrës spanjolle. Ata nëpër blogje të ndryshme, u kanë bërë thirrje drejtuesve të klubit që ta shesin sulmuesin shqiptar.

armando la liga

Me Levanten që ka siguruar matematikisht qëndrimin në La Liga edhe për sezonin e ardhshëm, tashmë kanë nisur diskutimet mbi atë që do të jetë përbërja e ekipit duke filluar nga gushti. Ja që sipas tifozëve, Sadiku nuk ka përse konfirmohet në radhët e kësaj skuadre, pasi nuk ka treguar atë që pritej prej tij. Pikërisht, emri i sulmuesit elbasanas përmendet i mes të larguarve të mundshëm të klubit nga ana e mbështetësve të Levantes, të cilët nuk janë të bindur sa i takon aftësive të sulmuesit shqiptar.
Prandaj, në një situatë të tillë, Sadikut do t’i duhet që të paktën në javët e mbetura të kampionatit, të tregojë se tifozët e kanë gabim. Trajneri Pako Lopez ka premtuar se do t’u japë më shumë hapësira futbollistëve që kanë luajtur pak. Kështu që ky do të jetë një rast i mirë për sulmuesin shqiptar, për të fituar edhe zemrat e tifozëve të Levantes.