Sadiku rrezikon të largohet nga La Liga

Sport

sadiku12121
Levante mund të thuhet se ka përmbyllur me sukses një sezon të vështirë, që në një farë pike u duk se do ta dërgonte në Segunda Division. Por ja që skuadra e Bardhit dhe Sadikut ka arritur të largojë fantazmat, sidomos pas ardhjes së trajnerit të ri, Pako Lopez. Mirëpo, nëse shqiptari i Maqedonisë ka zhvilluar një nga kampionatet më të mirë të tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Faktet tregojnë se që kur ka ardhur trajneri i ri, elbasanasi i ka parë shumicën e ndeshjeve nga tribuna, siç ndodhi edhe në sfidën e fundit pa ndonjë interes, që Levante fitoi 3-0 kundër Leganes në transfertë. Sadiku ka luajtur vetëm 3 takime në total me këtë trajner, nga të cilat vetëm 1 si titullar. Gjithsesi, në ndeshjen e fundit, mësohet se lënë jashtë listës të së grumbulluarëve vetëm për zgjedhje teknike.

sadiku

Për më tepër, kur dukej se ishte një sfidë ku duhet të provoheshin futbollistët për të vendosur se cilët do të qendrojnë në sezonin e ardhshëm. Ja që Sadikut nuk i është dhënë një mundësi e tillë, gjë që lë të kuptohet se mund të jetë një nga ata që do të largohet në fund të këtij sezoni. Kampionatit spanjoll po i vjen fundi dhe elbasanasi me shumë gjasa, rrezikon të mos ketë më shanse për të shfaqur se çfarë është i aftë të bëjë realisht. E kështu mund të humbasë shansin për të luajtur edhe për të paktën një vit në La Ligan spanjolle.