Trabzonspori e ka seriozisht për të marrë Armando Sadiku. Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat turke, por që është konfirmuar edhe nga prestigjozja spanjolle “Marca”, sulmuesi i Kombëtares shqiptar ka gjetur akordi me një nga klubet më të mëdhenj të Turqisë. Mirëpo tashmë duhet të bie dakord Trabzonspori me Levanten, që zotëron kartonin e elbasanasit. Konkretisht mësohet se kërkesa e spanjollëve është 700 mijë euro, ndërsa për momentin turqit ofrojnë vetëm 500 mijë. Gjithsesi, drejtuesit e Trabzonsporit vazhdojnë të insistojnë dhe mendohet që gjithcka mund të shkojë drejt zgjidhjes me sukses të këtij operacioni.
Armando Sadiku në fazën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Luganos në Zvicër i huazuar nga Levante. Me spanjollët u aktivizua vetëm 6 ndeshje përpara se të pësonte dëmtimit që e la jashtë fushave për 6 muaj. Kurse me zviceranët shënoi 3 gola në 16 ndeshje të luajtura. Tashmë me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke, ndeshjet e të cilit vijnë ekskluzivisht në kanalet TRING SPORT.