SADIKU E GJEN “PORTEN” NE INDI

Sport

Armando Sadiku e ka nisur menjëherë me gol aventurën e tij Indiane. Sulmuesi i Kombëtares më në fund gjeti rrugën e rrjetës, teksa ishte protagonist në fitoren 3-1 që ekipi i tij Mohun Bagan fiksoi kundër Abahani Limited me rezultatin 3-1 në shtëpi, gjatë sfidës së vlefshme për AFC CUP, kupa e dytë për nga rëndësia në futbollin indian.

Si fillim ishin miqtë që shënuan të parët në minutën e 17-të, por pas 20 minutash Mohun Bagan barazoi me Kumings dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. pas golit të avantazhit 2-1 për ekipin e Sadikut, në fund ishte vetë elbasanasi që vendosi firmën e tij në suksesin e Mohun Bagan. Në minutën e 60-të, sulmuesi i Kombëtares gjuajti në pozicion të prirët nga e majta gjuajti në diagonale dhe i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi, shënoi golin e tij të parë me fanellën e ekipit indian, ku ka zgjedhur të vazhdojë karrierën. Kështu e ndihmoi jo pak Mohun Bagan për këtë fitore shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha i bëri një nisje të mbarë stacionit të tij të radhës në karrierë, me shpresën se ky gol mund të ndikojë edhe në rikthimin e tij në grumbullimet e Silvinjos për sfidat e shtatorit.