Sabien Lilaj debuton me gol në Izrael

Sport

Ish-messfushori i Skënderbeut dhe i Kombëtares shqiptare, Sabien Lilaj e nisur si duhet aventurën e tij të re në Izrael. Korcari ka shënuar golin e parë me fanelën e re
të FC Sektzia Ness Tziona, aty ku u transferua pasi la azeërt e Gabalas gjatë kësaj vere. Bëhej fjalë për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Izreaelit dhe ishte takimi i
parë zyrtar i tij. Mirëpo skuadra e Tzonia humbi me rezultatin 2-1 përballë Beitar Jeruzalemit. Në minutën e 75-të, Lilaj goditi me të majtën nga jashtë zone duke
dërguar topin në rrjetë dhe në fund ia dedikon golin fëmijës së tij pasi prej dy javësh është bërë baba. Vërtet një start për t’u mbajtur mend në planin personal,
pavarësisht humbjes së skuadrës ku luan ai.


Gjithashtu, po në Izrael, Jamir Hyka është bërë protagonist me skuadrën e tij Hapoel Netanya. Ai shënoi golin e parë në minutën e 80-të përball Hapoel Haifas me një
gjuajtje nga distanca, për ta zhbllokuar kështu rezultatin në rrugën drejt fitores. Mesfushori shqiptar cilësohet si njëri ndër më të mirët në ligën izraelite dhe këtë më së
miri po e tregon me golat e bukur të tij. Lojtari 31-vjeçar iu bashkua Makabi Netanjas në janar të këtij viti, teksa ka kontratë deri më 30 qershor të viti 2020.