“Jemi të përgatitur për të dhënë gjithcka në fushën e lojës! Rangers është një klub i madh. Vecanërisht atmosfera gjatë një ndeshjeje në Ibrox, ku kam luajtur edhe vetë, është vërtet madhështore. Tifozët aty e mbështesin skuadrën e tyre në një mënyrë të pabesueshme. Megjithëse edhe tifozët tanë nuk janë më pak… Për më tepër, Rangers ka një ekip të mirë, në të cilin përzihen lojtarët e rinj me ata që kanë përvojë. Por sidomos drejtohen nga miku im Van Bronkhorst, nën drejtimin e të cilit skuadra po zhvillohet më shumë. Do të kemi një ribashkim të bukur me të. Do të jetë dëfryesuese, pasi njihemi që herët, praktikisht që në kohën kur kemi nisur futbollin. Gjithashtu kemi edhe njohje familjare, prandaj do të jetë një sfidë speciale… Por përtej kësaj, mbi të gjitha dua të vlerësoj skuadrën që do të kemi përballë. Jo më kot, sezonin e kaluar Rangers mbërriti në finalen e Europa Ligë. Bëhet fjalë për një arritje të rëndësishme, mbi të cilën ata po bazohen për të hedhur një hap tjetër: rikthimin në fazën e grupeve të Champions League. Prandaj, një gjë e tillë duhet të rrisë edhe motivimin tonë për t’iu kundërvënë me të gjitha forcat, për të dalë mbi ta!”.